Aktuale

Haradinaj: Sot kthehem në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas vendimit për lirimin e tij, u ka thënë mediave se gjykata në Colmar të Francës ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij, derisa sot do të kthehet në Kosovë.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë ka festuar lirimin e Haradinajt me ndezjen e fishekzjarrëve të zyret e AAK-së.

/KosovaPress/