Aktuale

Haradinaj: Sulmi në Kuvend është edhe sulm mbi mua

Daut Haradinaj ka reaguar pas raportimeve se u sulmua Kuvendi i Kosovës, duke shprehur keqardhje.

“Nëse vërtetë është gjuajtur Kuvendi i Kosovës siç po raportohet, ai është sulm mbi mua dhe gjithë ata që votuan për mua. Kjo duhet zbardhur urgjentisht pasi duket hapur se dikujt i nevoitet destabiliteti i këtij vendi, nëse janë të Kosovës duhet ta kuptojnë që kjo do të ndëshkohet herët a vonë”, shkruan Haradinaj në Facebook.