Aktuale

Haradinaj takohet me ministrin italian, Lorenzo Guerrini

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, është takuar me Ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerrini.

Pas takimit, Kryeministri Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se me Ministrin Guerrini u pajtuan për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet Italisë dhe Kosovës, e sidomos në fushën e sigurisë.

“Italia ka dhënë një kontribut të çmuar për lirinë dhe shtetkrijimin e Kosovës, dhe mbetet një ndër aleatët më të fuqishëm në rrugën tonë euro-autlantike.” tha ndër të tjera Haradinaj./Front Online/