Aktuale

Haradinaj takohet me përfaqësuesin gjerman në OKB, flasin për dialogun

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është takuar me përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen me të cilin kanë diskutuar për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova.

Haradinaj, ka treguar se pos kësaj teme e diskutimit ka qenë edhe dialogu me Serbinë, zgjedhjet e reja në vend si dhe partneritetin strategjik që Kosova e ka ndërtuar, përcjell FaktePlus.

Sipas Haradinajt Kosova është e përkushtuar, krah me aleatët startegjikë që të vazhdojë rrugën e saj euroatlantike.

Postimi i tij i plotë:

Në frymën e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes, sot në New York takova Përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen, me të cilin diskutuam për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova, dialogun me Serbinë, zgjedhjet e reja në vend dhe partnertetin strategjik që Kosova e ka ndërtuar, veçmas viteve të fundit me shtetin gjerman.

E falënderova Ambasadorin Heusgen për qëndrimin e palëkundur të Gjermanisë dhe kancelares Angeka Merkel kundër idesë për ndryshimin e kufijve dhe angazhimin konkret për rikthimin e dialogut pa kushte Kosovë – Serbi.

Kosova është e përkushtuar, krah me aleatët strategjik që të vazhdojë rrugën e saj euroatlantike, fuqizimin e brendshëm dhe afirmimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar, si dhe për paqe e stabilitet rajonal./FaktePlus/