Aktuale

Haradinaj: Tërheqja e njohjes nga Burundi ka ardhur si pasojë e Serbisë, jo e zyrtarëve tanë

“Tërheqja e njohjes së Burundit ndaj Kosovës, nuk ka ardhur nga deklaratat e zyrtarëve qeveritarë”.
Kështu ka thënë, kryeministri Ramush Haradinaj në ‘Debat+’. Sipas tij, këto janë procese që mund të ndodhin.

“Nuk ka ndodhë kjo tërheqje rezultat i zyrtarëve të qeverisë. Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli është aktiv, ai ka nxjerrë disa njohje, është një betejë që mund të ndodhë mund të kemi njohje por edhe tërheqje”, ka deklaruar Haradinaj, përcjell lajmi.net.

Ai ka theksuar se kjo tërheqje e njohjes ka ardhur nga Serbia, pasi kjo e fundit lobon vazhdimisht kundër shtetit të Kosovës./Lajmi.net/