Aktuale

Haradinaj thotë se shkalla e papunësisë në Kosovë është ulur

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes facebookut ka shkruar se të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se shkalla e papunësisë në Kosovë është ulur në 26.9% për periudhën Janar-Mars 2019 në krahasim me periudhën Tetor-Dhjetor 2018 që ishte 31.6%.

Sipas Haradinajt këto statistika tregojnë që ulja e papunësisë ka ndodhur në grupmoshat 15-54 vjeçare.

“Nga 57.3 % të të papunëve nga kjo grupmoshë, tremujori i parë i 2019-tës, tregon një ulje për 7%, konkretisht 50.6 për qind” ka shkruar Haradinaj.

Sipas Kryeministrit, këto statistika tregojnë dëshmi për zhvillim të brendshëm ekonomik të Kosovës.

“Këto statistika, janë lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë dhe dëshmi e zhvillimit të brendshëm ekonomik, megjithëse për Qeverinë e vendit, mbetet shqetësim i vazhdueshëm shkalla e papunësisë në vend”. /GazetaExpress/