Kuriozitete

Harrojeni kosin: Ja disa metoda për t’i lehtësuar dhimbjet nga djegia e diellit

Dëshira jonë e madhe për të marrë ngjyrë nga shpie deri tek djegia e lëkurës.

Pas djegies, menjëherë mendja ju shkon tek kosi, por ka edhe metoda të tjera natyrale, që iu ndihmojnë të trajtoni dhimbjet që vijnë nga djegia prej rrezeve të diellit, transmeton lajmi.net.

Krahas metodave natyrale, juve iu rekomandohet të vishni rroba të cilat ju mbrojnë nga rrezet ultravjollcë, siç janë rrobat që përmbajnë faktorë për mbrojtjen kundër këtyre rrezeve.

Sido që të jetë, nëse dielli ju ka djegur lëkurën, këto janë disa nga metodat që mund ta lehtësojnë dhimbjen:

– Largohuni sa më parë nga rrezet e diellit

– Freskojeni lëkurën me dush të freskët

– Aplikoni krem apo sprej adekuat, siç është aloe vera

– Konsumoni shumë ujë për ta freskuar trupin dhe për ta parandaluar dehidratimin

– Përdorni pilula kundër dhimbjes, siç është paracetamoli apo ibuprofeni

Nëse keni temperaturë të lartë, ndiheni të lodhur, të sëmurë dhe keni marramendje, atëherë është mirë të konsultoheni me mjekun. /Lajmi.net/