Aktuale

Hashim Thaçi në Berlin: Vizat na jepni sa ma shpejtë ju lutem!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nëpërmjet një deklarate publike në Facebook, ka bërë të ditur se ka përmend padrejtësintë e BE-së në raport me Kosovën, për çështjen e vizave.

“Bllokimi i qytetarëve tanë dhe bllokimi i këtyre negociatave ishin mesazhe shumë të këqija” deklaroi ai.

Postimi plotë:

Konferenca e sotme në Berlin ishte një mundësi e mirë për t’i theksuar sërish padrejtësitë e Bashkimit Evropian në raport me Kosovën dhe rajonin tonë. Republika e Kosovës e meriton liberalizimin dhe Bashkimi Evropian duhet ta marrë vendimin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët tanë sa më shpejt që është e mundur. Edhe hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të bëhet në të ardhmen e afërt. Bllokimi i qytetarëve tanë dhe bllokimi i këtyre negociatave ishin mesazhe shumë të këqija për tërë Ballkanin Perëndimor.

Për më tepër, ishte mundësi e mirë për të dhënë mesazhin se Bashkimi Evropian duhet të tregojë vizion në qasjen ndaj rajonit. Me politikë të drejtë dhe vizion të qartë të Bashkimit Evropian, i gjithë rajoni ynë së bashku mund të ecë përpara. HTH

the authorGazetaKNN