Sport

Haxhi Krasniqi vjen me paralajmërim për adhuruesit e tij (FOTO)

Boksieri nga Kosova, Haxhi “Robin” Krasniqi është bërë gati dhe së shpejti pritet të jetë në ring edhe pse kundërshtari ende nuk dihet.

Krasniqi nuk është paraqitur në një meç që nga prilli ku u mposht nga boksieri Arthur Abraham.

Megjithatë përmes rrjeteve sociale, Krasniqi ka publikuar një foto duke treguar trupin e tij plotë muskuj dhe me mbishkrim “Së shpejti në ring”.