Aktuale

Heta: KIZ gënjen, asnjë parregullsi në qendrën tonë

Edhe për kundër disa parregullsive që janë evidentuar nga KIZ, menaxheri i qendrës së votimit në shkollën ‘Halil Bajraktari’, në Drenas, Gazmend Heta thotë deri në këtë moment, nuk është shënuar ndonjë parregullsi përveç një rasti ku është paraqitë një votues me shenja të gishtërinjve me ngjyrë.

Heta i tha KosovaPress-it se ky person është lejuar të votojë, ngase atij i ishte paraqitur rrezatimi në gishtërinj.

Ai tha se në konsultim me KQZ-në, personi në fjalë është lejuar të votojë.

 

‘’Deri tani kanë dalë 758 votues  domethënë përafërsisht 24% numri i përgjithshëm, çdo gjë deri më tani ka qenë në rregull, procesi është duke shkuar sic duhet pa ndonjë ankesë prej kryesuesve. Një rast e patëm për shkak që ne duar i kanë dalur disa shenja, mirëpo ato siç thamë ai punon në telegraf… edhe ato thashë normale, por tha , duhet të procesohet  . E kanë procesuar dhe nëse diçka nuk është në rregull shqyrtohet tani prej organeve kompetente…Ajo është rregulluar nuk ka paraqitur asnjë problem që me u ndalu procesi i votimit në atë vendvotim . 3336 është numri i përgjithshëm i votuesve këtu në qendrën tonë’’, tha Heta

Shefqet Bytyqi, menaxher në shkollën “Rasim Kiqina”, tha se përkundër disa raportimeve për parregullsi të cilat kanë patur të bëjnë  me fotografilimin e votës, nuk ka pasur diçka  tjetër që duhet theksuar.

 

‘’ Në këtë qendër votimi votojnë 3996 votues , deri tash kanë votuar diku 1029 votues  deri në ora 15:00. Nuk ka pasur ndonjë parregullsi…Pash një lajm që ka ndodhur dikund por nuk kam pasur ndonjë informacion se ka pas ndonjë parregullsi’’ tha Bytyqi./kp