Hezbollahu thotë se takimi mes Trump dhe Netanyahut sinjal se s’ka më negociata Izrael-Palestinë

Grupi militant i Libanit, Hezbollahu ka thënë sot se rezultati i takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe kryeministrit të Izraelit, Benjamin Betanyahu, në mënyrë efikase ka sinjalizuar fundin e negociatave për paqe mes Izraelit dhe palestinezëve.

Lideri i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, në një fjalim që u transmetua direkt në televizion, ka thënë se nuk e tepron nëse deklaron se negociatat kanë vdekur pas atij takimi, transmeton Express.

“Pas asaj që doli pas takimit mes Netanyahut dhe Trumpit, nuk e teproj nëse e them se dje pamë një gjysmë njoftim zyrtar për vdekjen e negociatave,” tha thënë ai./Gazeta Express/