Sport

Hidhet shorti i Premier League, sezoni nis me super derbi

Është hedhur sot shorti për sezonin 2019/2020 në Premier League dhe starti është “bombë”, me supersfidën Manchester United-Chelsea. Manchester City do të vizitojë West Hamin, ndërsa Liverpool do të presë Norwich. Sezoni i ri në Premier League do të nisë në 10 gusht dhe do të përfundojë më 17 maj.

Për herë të parë, Premier League do të ketë edhe një pushim dimëror, në shkurt, ndërsa datat do të publikohen pas hedhjes së shortit.

Superkupa e Anglisë, Community Shield, do të zhvillohet të dielën e 4 gushtit, me Manchester City e Liverpool që do të vihen përballë në Wembley.

Merkatoja verore për klubet e Premier League do të mbyllet më 8 gusht dhe nuk do të jetë e mundur asnjë blerje më vonë.

Manchester City do të mundohet të bëhet ekipi i parë që e fiton Premier League 3 herë rresht, që prej vitit 2009, kur ia doli mbanë Manchester United.

JAVA 1

09/08/2019 21:00 Liverpool v Norwich City

10/08/2019 13:30 West Ham United v Manchester City

10/08/2019 16:00 A.F.C. Bournemouth v Sheffield United

10/08/2019 16:00 Burnley v Southampton

10/08/2019 16:00 Crystal Palace v Everton

10/08/2019 16:00 Leicester City v Wolverhampton

10/08/2019 16:00 Watford v Brighton

10/08/2019 16:30 Tottenham Hotspur v Aston Villa

11/08/2019 15:00 Newcastle United v Arsenal

11/08/2019 17:30 Manchester United v Chelsea


NDESHJET DERBI

Ja dhe datat e sfidave derbi më të mëdha në Premier League:

31/08/2019 16:00 Arsenal v Tottenham Hotspur

19/10/2019 16:00 Manchester United v Liverpool

04/12/2019 21:00 Liverpool v Everton

07/12/2019 16:00 Manchester City v Manchester United

28/12/2019 16:00 Arsenal v Chelsea

18/01/2020 16:00 Liverpool v Manchester United

22/01/2020 20:45 Chelsea v Arsenal

07/03/2020 16:00 Manchester United v Manchester City

14/03/2020 16:00 Everton v Liverpool

25/04/2020 16:00 Tottenham Hotspur v Arsenal /FaktePlus