Aktuale

Hidrocentralet shkatërrojnë lumenjtë e Kosovës

Dita Botërore e Ujit shënohet për çdo vit më 22 mars, e cila ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB-së qysh në dhjetor të vitit 1992. Me shënimin e kësaj dite OKB-ja ka për qëllim të rritë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm në shumë vise të botës.

Dita e parë Botërore e Ujit është shënuar me 22.03.1993. Kjo ditë shënohet me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për kujdesin ndaj ujit për pirje dhe me qëllim të apelimit te të gjithëve që të ndihmojnë me administrimin dhe menaxhimin e burimeve të ujit për pirje.

Hilmi Jashari, avokati i Popullit, tha se në Kosovë ka degradim të ujërave.

“Kosova në aspektin e infrastrukturës ligjore nuk edhe keq, por ligjet nuk zbatohen në praktikë”, tha ai sot në një emision në RTK.

Sipas tij edhe lumenjtë nuk janë mbrojtur.

“Kemi bërë një lloj inspektimi në një lum, dhe vlerat kanë dal jo të mira atje. Pra kemi një mos kujdes ndaj burimeve dhe lumenjve”, tha ai.

Jashari, tha se duhet të ketë sanksione për të gjitha ata që shkelin ligjet.

Ai tha se tendenca për ndërtimin e hidrocentraleve është problem.

the authorBurbuqe Metolli