Sport

Higuain kryen testet mjekësore në Madrid, nënshkruan me klubin e ri për 94.7 milionë euro (Foto)

Juventus ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Napolit, Gonzalo Higuain.

“Bianconerët” do të paguajnë dëmshpërblimin e reprezentuesit argjentinas me vlerë prej 94.7 milionë euro, për dy vjet, ka bërë të ditur “Gianluca di Marzio”.

Higuain ka kryer testet mjekësore në Madrid të premten mbrëma dhe së shpejti pritet t’i bashkohet skuadrës kampione nga Serie A.

Juventus për ish sulmuesin e Real Madridit ka bërë gati kontratë të vlefshme deri në vitin 2020 me pagë prej 7.5 milionë euro në vit, që me të drejtat e imazhit mund të arrijë deri në 10 milionë euro.

Napoli ka insistuar se Higuain nuk është në shitje, por klubi nga San Paolo ishte i pafuqishëm ndaj dëmshpërblimit ekzistues që i mundësonte sulmuesit të largohej nëse një klub e paguan shumën e kërkuar.