Aktuale

Hillary Clinton i shkruan letër Ramush Haradinajt

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka pranuar një letër falënderimi nga ish sekretarja e shtetit amerikan Hillary Clinton.

Haradinaj, ka thënë se kjo letër ka të bëjë me organizimin e 20-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, shkruan FaktePlus.

Sipas, Haradinajt sekretarja Clinton sot dhe përgjithmonë mbetet mikja dhe aleatja jonë më e veçantë.

Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Jashtëzakonisht i nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, për organizimin e 20- vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, dhe pamundësinë që ajo të ishte e pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme. Ish sekretarja Clinton u rreshtua në të drejtën tonë për liri. Sot, dhe përgjithmonë ajo mbetet mikja dhe aleatja jonë më e veçantë. Clinton, përmes kësaj letre shpreh falënderimin e posaçëm për dërgimin e pullës postare të punuar me imazhin e saj. Ndihem i lumtur për vlerësimin e ish sekretares Clinton rreth udhëheqjes sime si kryeministër, gjithmonë në përpjekje për të ndërtuar një të ardhme prosperuese për popullin e vendit tim!/FaktePlus/