Rajon & Botë

Hillary Clinton sëmuret në ceremoninë e 11 shtatorit të mbajtur sot në New York

Kandidatja për presidente të SHBA’së Hillary Clinton nuk u ndje mirë gjatë ceremonisë përkujtimore 15 vite pas sulmit kundër Kullave Binjake më 11 shtator. Ceremonia u mbajt në New York.

Ajo thuhet se kishte marramendje, andaj edhe u largua bashkë me vajzën e saj nga ceremonia përkujtimore, njofton BBC, transmeton Express.

Mjeku personal i Clinton, ka thënë se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e aftë për të shërbyer si presidente e Shteteve të Bashkuara.