Kuriozitete

Historia e vërtetë e festës së Halloween-it!

Jemi në majin tetor, në muajin e festës së famshme Halloween! Jeni kurioz të dini historinë e vërtetë të kësaj feste?

Kur dëgjon fjalën “Halloween”, menjëherë në vëmendje ju vjen një mbrëmje argëtuese ku fëmijët duhet të vishen si personazhi i tyre i preferuar, qoftë ai përbindësh apo hero dhe më pas enden nëpër lagje duke mbledhur karamele, nëpër çdo shtëpi.

E vërteta për ditën e fundit të tetorit është se dikur ishte një festë fetare, dhe rrënjët i ka nga festivali Celtic të Samhajn.

Sipas Historisë, Samhain ishte fundi tradicional i verës dhe fillimi i sezonit të gjatë dhe të ftohtë të dimrit.

Në ato kohë, njerëzit ishin të prirur të vdisnin më shpesh në dimër, kështu që ekzistonte edhe një besim se në ditën midis stinës së jetës dhe stinës së vdekjes, kufiri midis botës reale dhe botës së të vdekurve ishte i hollë dhe mund të kalohej nga shpirtrat.

Njerëzit ndiznin zjarre për të mbajtur larg fantazmat, por në një farë mënyre ata festonin në prani të botës tjetër!

Por nuk kishte asgjë të keqe në lidhje me festivalin Celtic Samhain.

Ishte thjesht një mënyrë që njerëzit të ndjeheshin sikur të kishin një masë të vogël kontrolli mbi një botë që mund të ishte mizore dhe shpesh e tmerrshme.