Arsim & Kulturë

Historianët e Deçanit shpallin anëtar nderi gazetarin nga Shqipëria

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton se ka shpallur “Anëtar Nderi” të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” gazetarin e mirënjohur shqiptar Marin Mema.

“Gazetarit Marin Mema, titulli Anëtar Nderi i LHK Ali Hadri dega në Deçan i jepet për kontributin e tij në realizimin e dokumentarit ‘Deçani i shenjtë i shqiptarëve’, i cili pasqyron në detaje historikun e Manastirit të Deçanit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Lidhja e Historianëve të Deçanit.