Aktuale

Historiani serb: Skënderbeu ishte serb (Foto)

Historiani serb, Predrag Petroviq përmes një interviste me median serbe Kurir.rs, ka thënë se Skënderbeu ishte me prejardhje serbe e jo shqiptare

Në një vëllim të librave të tij, historiani Petroviq ka shkruar se të gjeturat e tij në histori tregojnë se Skënderbeu ishte me prejardhje serbe e jo shqiptare.

Historiani thotë se veshja dhe emblemat e Gjergj Kastriotit tregojnë që janë të marra nga kultura serbe, për të cilat Petroviq pretendon se u përdorën nga e gjithë okupimi otoman në atë kohë.

Ai thotë se kultura e atëhershme është në përputhje me kulturën serbe në atë kohë, e jo me atë shqiptare.

Në këtë intervistë të dhënë për Kurir.rs, Petroviq thotë se emri i nënës së Skënderbeut gjithashtu është emër serb (Vojislava Brankovic), transmeton Express.

Ai gjithashtu thotë se përkrenarja e Skënderbeut – me simbolin e dhisë, ka qenë dhe është pjesë e kulturës serbe dhe ortodokse./GazetaExpress/