Rajon & Botë

Holandezi dënohet me burg sepse ofendoi mbretin

Një holandez është dënuar me 30 ditë burg në bazë të një ligji rrallë të aplikuar të shekullit 19, sepse e kishte ofenduar qëllimisht mbretin Willem-Alexander.

Dyzet e katër vjeçari nga qyteti Kampen, emri i të cilit s’është bërë publik, e kishte postuar një status në Facebook-un e tij në prill të vitit 2015, duke e quajtur mbretin vrasës, përdhunues, shtypës dhe hajn, raporton Reuters, përcjell Gazeta Express.

“I pandehuri e ka dëmtuar dinjitetin e mbretit,” shkroi në vendimin e saj gjykatësja, Sylvia Taalman.

“Kjo sjellje nuk pranohet në shoqërinë tonë,” shkroi ajo.

Shumë holandezë e konsiderojnë ligjin kundër fyerjes ndaj Madhërisë së tij, si një relikë e vjetruar, i cili duhet të largohet, megjithse ky ligj kurrë nuk është shfaqur lart në agjendën politike të vendit.

Dënimi maksimum ndaj këtij krimi është pesë vite burg dhe dënim me 20 mijë euro.