Rajon & Botë

Hollande: Gafat e Donald Trump janë të neveritshme

Presidenti francez, Francois Hollande, ka deklaruar se Donald Trump po e tepron gjithnjë e më shumë.

“Gafat e tij të bëjnë të vjellësh, veçanërisht kur Trump foli keq për një ushtar, për rëndoi kujtimin e tij,” tha Hollande para gazetarëve në Paris, transmeton koalb.com.

Udhëheqësi francez po i referohej një grindje mes Trump dhe prindërve të një ushtari myslimanë të vrarë, deklaratë e cila ka tronditur ronditur fushatën presidenciale vetëm tre muaj para zgjedhjeve të nëntorit.

Hollande ato komente i ka quajtur ‘si të dëmshme dhe poshtëruese’.

“Demokracia është në rrezik, siç e shohim gjithnjë e më shumë njerëz janë të tunduar nga autoritarizmi, sidomos në Shtetet e Bashkuara,” tha ai.

“Nëse populli amerikan vendos të zgjedhë Donald Trump si president, do të ketë pasoja, për shkak se zgjedhjet në SHBA janë zgjedhje globale,” shtoi ai.