Tech

Honor V10 debuton më 28 nëntor

Sipas teaserit zyrtar në llogarinë e vet të Weibo, nënbrendi i Huawei, Honor do të prezantojë telefonin e tij më të ri V10 më 28 nëntor në Kinë.

Honor V10 do të jetë varianti më i lirë i telefonit Huawei Mate 10 Pro. Po ashtu do të ketë ekran 6 inç me çipset Kirin 970 me 6 ose 8 GB RAM memorie, ndërsa do të arrijë me kamera të dyfishtë 16MP+20MP në anën e pasme.

V10 do të përdorë të njëjtin sistem operativ Android 8.0 të bazuar në interfejsin e Huawei EMUI 8.0, i cili është i pranishëm te telefoni Mate 10.

Honor V10 po ashtu do të jetë ehje bateri prej 4000 mAh, e cila do të ketë mbështetje për mbushje të shpejtë.

Pas publikimit në Kinë, V10 debuton më 5 dhjetor në Evropë.

Çmimi i telefonit Honor V10 do të jetë rreth 400 euro, transmeton KosovaPress.

the authorE B