Aktuale

Hoti: Kosova meriton të pranohet në INTERPOL

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, thotë se Kosova meriton të pranohet në INTERPOL.
Hoti ka thënë Policia e Kosovës ka përmbushur standardet e nevojshme, duke ndërtuar sisteme dhe procedura kompatibile me kërkesat e Interpolit, ka shkruar Hoti në Facebook, përcjell lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se është punuar shumë në disa Qeveri radhazi për këtë anëtarësim.

Ky është postimi i plotë:

Kosova meriton të pranohet në Interpol. Policia e Kosovës ka përmbushur standardet e nevojshme, duke ndërtuar sisteme dhe procedura kompatibile me kërkesat e Interpolit. Është punuar shumë në disa Qeveri radhazi për këtë anëtarësim. Falënderim për partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen. Presim që votimi të jetë i suksesshëm.