Aktuale

Hoxha: Nuk kemi informata për procesin gjyqësor ndaj Nehat Thaçit

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha gjatë raportimit të parë të saj në komisionin për legjislacion, ka folur edhe për rastin e arrestimit të drejtorit të policisë në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi nga autoritet serbe.

Hoxha ka thënë se Ministria e Drejtësisë i ka dërguar notë verbale Serbisë.

Ajo tha se nga informacionet e fundit është bërë e ditur se është mbajtur seancë gjyqësore  për Nehat Thaçin gjatë ditës së djeshme, por se ministria që ajo drejton  nuk ka të dhëna të tjera nga ky proces./KosovaPress/