Aktuale

Hoxha: Rasti Dehari përfundon kur të realizohet kërkesa e familjes për hetim të pavarur

Familja e Astrit Deharit në mars të këtij viti ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën përmes së cilës ajo ka përzgjedhur Qendrën Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lausanne të Zvicrës. E hetimet lidhur me rastin ‘Dehari’ do të përfundohet vetëm pas realizimit të kërkesës së familjes së Astrit Deharit për hetim të pavarur.

Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Dhurata Hoxha. Ajo në një intervistë dhënë lajmi.net, ka thënë se rasti ‘Dehari’ është ende në proces dhe pritet që të përfundojë pas realizimit të kërkesës së familjes për hetimin e pavarur.

“Vendimi i Kuvendit është i qartë, dhe ne do të veprojmë sipas tij. Sipas këtij vendimi, i mundësohet Familjes të angazhojë institucione kredibile nga cilido vend i BE-së apo ShBA-së dhe më këtë rast, Qeveria e Kosovës duhet t’i mbulojë tërësisht shpenzimet për çdo ekspertizë shtesë”, ka thënë Hoxha.

the authorE B