Aktuale

Hoxhaj: Demarkacioni duhet të kalojë, s’ka alternativë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se në fund të këtij muaji në Kosovë do të vijnë disa eurodeputetë për ta monitoruar zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim (MSA). Këto komente shefi i diplomacisë kosovare i ka bërë gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për MSA, shkruan sot, gazeta Zeri.

Hoxhaj ka deklaruar se dikasteri që ai drejton ka bërë një studim të gjatë për përmirësimin e raporteve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. “Ne kemi bërë një studim të gjatë se si t’i japim kuptim politikës sonë të jashtme në raport me BE-në dhe sot unë kam informuar deputetët se në cilat fusha do të mundë të ndodhë harmonizimi i politikës së jashtme mes Kosovës dhe BE-së që të ardhmen ne të shohim mundësinë që pjesëtarë nga Policia të marrin pjesë në misione të ndryshme paqësore të BE-së dhe kriza të ndryshme humanitare sikurse edhe vendet e tjera të rajonit”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, Komisioni për Stablizim-Asociim për herë të parë po tenton t’i japë kuptim politikës së jashtme të vendit duke u përpjekur, siç thotë ai, t’i koordinojë veprimet. Ministri më tej ka theksuar se tri sfida e përcjellin rajonin, e ndër këto sfida e ka veçuar edhe normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi. “Ne kemi biseduar edhe për raportet e situatën në rajon, ku në pikëpamjen tonë si shteti më i ri rajoni edhe më tej ka tri sfida, sikurse është normalizimi i raporteve Kosovë – Serbi, që duhet të përfundojë me njohje reciproke mes dy vendeve, çështja e emrit të Maqedonisë e cila është një temë rreth Shkupit edhe Athinës, mandej edhe gjendja institucionale në Bosnje”, ka vazhduar Hoxhaj.

the authorE B