Aktuale

Hoxhaj përmbyll vizitën në Gajana, përkrahja në rritje në Amerikën Jugore‏

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka përmbyllur vizitën e tij në Gajana, duke takuar zevendëspresidentin dhe njëherësh ministër i Jashtëm i këtij vendi, Carl Greenidge dhe ministrin e Jashtëm të Antigua dhe Barbuda, Charles Fernandez.

Të dy homologët, Hoxhaj i ka informuar për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe progresin duke i falendëruar njëherësh për njohjen e pavarësisë së shtetit tonë.

Mes të tjerash, në këto takime bilaterale është diskutuar edhe për nënshkrimin e marrëdhënieve diplomatike dhe koordinimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“E kam përmbyllur vizitën me dy takime shumë miqësore, me përfaqësuesit e vendeve që e kanë njohur Kosovën. Diskutuam për nevojën që të kemi konsultime politike dhe përkrahje për pavarësinë tonë në Amerikën Jugore dhe në Karaibe. Jam optimisht për raporte edhe më shkëlqyera në të ardhmen me këto vende përkrahëse” ka thënë Hoxhaj.

Gjatë qëndrimit në Gajana, Hoxhaj ka lobuar për njohje duke takuar kryeministrat dhe ministrat e jashtëm të disa vendeve mos njohëse si Suriname, Barbedos, Bahamas, St Vincent dhe Grenadines, Saint Lucia etj.