Aktuale

Hoxhaj: Së shpejti njohje të reja për Kosovën

Enver Hoxhaj, Ministri i Punëve të Jashtme ka deklaruar se shumë shpejtë, Kosova do të marr njohje të reja ndërkombëtare.

Hoxhaj i cili këto ditë po qëndron në New York, është shprehur se po takohet me përfaqësues të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën në mënyrë që nga këto vende, të marrë njohje të reja.

Ministri Hoxhaj, po qëndron në New York ku do të takojë dhjetëra përfaqësues të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Nga sot kam filluar një agjendë lobimi në New York ku kam takuar përfaqësuesit e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën dhe ato përkrahëse të akredituar në OKB. Ambasadorët e vendeve si Namibia, Botswana, St. Vincent dhe Grenades, si dhe të Gjermanisë e Britanisë së Madhe, i kam njoftuar për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe nevojën për më shumë njohje dhe anëtarësime të Kosovës në organizata ndërkombëtare. EH”, shkruan Hoxhaj në Facebook.