Tech

HTC do të prodhojë telefonat Pixel dhe Pixel XL 2?

Kohë më parë ka pasur raportime se LG mund të prodhojë pasuesin e telefonave Pixel dhe Pixel XL, i cili mund të jetë edhe tablet, dhe tash informacionet e reja sugjerojnë se prodhuesi i telefonave të ri Pixel mund të jetë kompania HTC.

Kompania e Tajvanit ka krijuar telefonat e parë Pixel vitin e kaluar, ndërsa HTC dhe Google janë partnerë që një kohë të gjatë, kështu që bashkëpunimi i ri nuk pritet të jetë befasi.

Raportet më të reja vijnë nga bllogu në gjuhën japoneze, sipas të cilit të dy telefonat kanë procesor Qualcomm Snapdragon 835. Më herët testet e GFXBench sugjeruan për ekran 5.6 inç me rezolucion 2560 x 1312p, si dhe 4GB RAM për modelin Pixel XL 2. Për çfarëdo rasti, deri në fund të vitit do të dimë për të gjitha detajet, pasi që në fillim të vitit Google konfirmoi se gjenerata e dytë e telefonave Pixel do të arrijnë deri në fund të vitit 2017, transmeton KosovaPress.