Sport

Hungaria e bën Kosovën me stadium të ri brenda një viti

Hungaria i ka premtuar ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala se do ta bojnë Kosovën me stadium brenda vitit.

Qeveria e Hungarisë ka rikonfirmuar gatishmërinë për t’i dhënë Kosovës kredi pa interes për ndërtimin e stadiumit nacional në Prishtinë.

Ka premtuar 50 milionë euro kredi pa interes me kohëzgjatje të kthimit 10 vjet, por me kushtin, që ndërtimi i stadiumit të bëhet nga një kompani hungareze.

Në “ofertën” e saj, ajo ka garantuar ndër të tjera që stadiumi do të ndërtohet nga nëntë deri në 13 muaj, pra për më pak kohë sesa është paraparë të zgjasë renovimi i stadiumit të qytetit të Prishtinës.

Këtë ofertë e ka marrë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i cili gjatë javës ishte mysafir i Tünde Szabó, Ministri i Shtetit për Çështje të Sporti të Hungarisë.