Aktuale

Hyland viziton Rahovecin

E ngarkuara me punë e Sh.B.A.-ve, Colleen Hyland do të vizitojë sot Rahovecin, ku do të merr pjesë në përurimin e një linje të re prodhuese në kuadër të ndërmarrjes OSA Termosistem.

OSA Termosistem është përfitues i një granti nga Fuqizimi i Sektorit Privat i USAID-it, aktivitet ky pesëvjeçar i dizajnuar për të stimuluar krijimin e vendeve të reja të punës në shkallë të gjërë dhe për të avancuar konkurentshmërinë e ndërmarrjeve kosovare./KosovaPress/