Sport

Hysaj nënshkruan me një prej klubeve më të pasura në botë (Foto)

Elseid Hysaj mund të transferohet në Chelsea, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, kërkohet nga një prej klubeve më të pasura në botë.

“Panorama Sport”, raporton se futbollisti i Napolit ka zgjuar interesim nga Chelsea, përcjell “Lajmi.net”.

Menaxheri i ri i “Blues”, Antonio Conte ka identifikuar pikërisht Hysajn si përforcimin e duhur në “Stamford Bridge”.

Hysaj është futbollist i rëndësishëm tek Napoli.

Por, ai mund të largohet nga “San Paolo” në rast të një oferte të mirë nga Chelsea.