Aktuale

Hyseni merr pjesë në samitin e Bërdo-së në Slloveni

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni udhëton sot për në Slloveni, për të marr pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, në nivel të ministrave të Punëve të Brendshme dhe ministrave të Drejtësisë.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, samiti do të mbahet në Bërdo të Sllovenisë, ku për gjatë dy ditëve delegacioni do të trajtojë tema të ndryshme që lidhen me siguri dhe forcimin e sigurisë së brendshme, përmes qeverisjes integrative  në rrafshin e sigurisë së brendshme.

Në margjinat e këtij samiti, ministri Hyseni pritet të zhvillojë edhe takime të veçanta me pjesëmarrës nga Evropa dhe Ballkani..KosovaPress/