Aktuale

I arrestuari në Serbi ishte kandidati i LDK-së për asamble të Mitrovicës

Një 54-vjeçar nga Mitrovica ka përfunduar të dielën në prangat e Policisë serbe. Mësohet se emri i të arrestuarit është Fahri Jusufi.
I njëjti kishte qenë kandidat i LDK-së për asamble komunale në zgjedhjet e fundit, shkruan Gazetametro.net.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, duke treguar se ka marrë informacione për arrestimin e 54-vjeçarit, mirëpo nuk dihet asgjë për motivin e arrestimit.

Sidoqoftë, Metro mëson se Jusufi ishte duke kaluar për arsye biznesore. Ai punonte në një kompani turistike të autobusëve që merrej me transportimin e udhëtarëve.

the authorE B