Aktuale

I braktisën fëmijët, arrestohen dy gra

Dy gra pejane janë arrestuar pasi që dyshohen se i kanë braktisur fëmijët e tyre.

Të dyshuarat akuzohet për ‘Keqtrajtim apo braktisje të fëmijës’.

Policia bën të ditur se po ashtu ka identifikuar edhe dy femra tjera k/ashkalike të mitura, duke kërkuar lëmoshë pa mbikëqyrje të prindit apo kujdestarit.

“Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara femra K-Ashkalike, nën dyshimin se të njëjtat kanë kryer veprën e lartcekur. Po ashtu janë identifikuar edhe dy femra K-Ashkalike të mitura duke kërkuar lëmoshë pa mbikëqyrje të prindit apo kujdestarit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.