Rajon & Botë

I dërguari amerikan në Kiev dëshmon në rastin Trump-Zeleksiy

Kështu ka thënë diplomati amerikan, William Taylor, i ngarkuar me punë në Ukrainë, teksa ka dëshmuar në seancat e hapura të Dhomës së Përfaqësuesve rreth shkarkimit të presidentit Trump.

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve janë duke hetuar nëse Trump i ka bërë presion homologut të tij ukrainas, Volodomyr Zelenskiy për ta hetuar ish nën-presidentin amerikan, Joe Biden, duke e kushtëzuar me ndihmë ushtarake për Ukrainën si dhe me vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

Taylor ka thënë në seancë se një pjesëtar i stafit të tij ka dëgjuar një bisedë të 26 korrikut në mes të Sondlandit, që ka qenë në Kiev për t’u takuar me zyrtarë ukrainas dhe Trumpit, i cili ka pyetur presidentin ukrainas për “hetimet”.

Kur pjesëtari i stafit më vonë ka pyetur Sondlandin se çfarë mendon Trumpi për Ukrainën, Sondland është përgjigjur në kuptimin që presidenti amerikan “kujdeset më shumë hetimet e Bidenit”, ka thënë Taylor duke rikujtuar e deklaratat e pjesëtarit të stafit të tij.

Taylor ka thënë se pjesëtari i stafit i ka treguar atij se ka njohuri për detaje të bisedës së realizuar në korrik, vetëm javën e kaluar.

Hetimet e udhëhequra nga demokratët, që mund të vazhdojnë me gjykim nga Senati kundër Trumpit, janë të fokusuara në atë nëse presidenti ka abuzuar me pushtetin e tij dhe fuqinë politike, duke i kërkuar një qeverie të huaj që të hetojë për kundërshtarët e tij politik dhe nëse këto veprime janë në kundërshtim me kushtetutën.

Republikani, Devin Nunes, në deklaratat e tij hyrëse ka sulmuar procesin e hetimeve duke e konsideruar “performancë televizive teatore të demokratëve”, duke argumentuar se Trump nuk ka bërë asgjë të keqe kur i ka kërkuar presidentit të ri të Ukrainës të hetojë Bidenin.

Hetimet kanë nisur pas zbulimit të një bisede të 25 korrikut në mes të presidentit Trump dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.

Informatori është ankuar duke pretenduar se Trump “ka përdorur pozitën e tij për të kërkuar ndihmë nga një shtet i huaj”, në prag të procesit zgjedhor për një mandat tjetër presidencial.

Trump e ka konsideruar hetimin për shkarkim si “mashtrim” mirëpo e ka pranuar se “i ka vështirësuar punën”.

Sipas Kushtetutës amerikane, Dhoma e Përfaqësuesve ka fuqi për të shkarkuar presidentin për “shkelje të rënda dhe keqbërje”.

Kjo është hera e katërt në historinë amerikane që ka nisur një procedurë për shkarkim të presidentit, ndonëse asnjëri prej presidentëve nuk është larguar nga pozita përmes këtij procesi./rel