ShowBiz

I humbën afro 500 euro, aktori kosovar falendëron kamarierin që ia kthei ato

Artisti përmes llogarisë së tij Facebook ka treguar se derisa po pinte kafe në një restaurant rrugës për Mitrovicë, i kanë rënë afro 500 euro nga xhepi, ndërsa ka qenë një kamarier që i ka gjetur dhe ia ka kthyer ato.

E për këtë gjest aktori është ndjerë tejet falënderues, madje ka postuar edhe një selfie me ‘heroin’ që e shpëtoi sot.

Ky është postimi i plotë i aktorit:

Sot tu shku per Mitrovice me pune u nala me pi kafe qe ne rethana tjera do te me kushtonte 451€ Po du me falemnderu kete djalosh me profesion kamarier qe mi ka gjet dhe kthy 450€ te cilat me kishin ra nga xhepi ne Hib petrol ne Shkabaj. Me qe i ra puna e bonem edhe nje #selfie