ShowBiz

Ia vjedhin gjërat personale në Greqi, Gigi Hadid mbetet e traumatizuar

Gigi Hadid i ndodhi e papritura gjatë pushimeve në Greqi.

Gigi Hadid mbeti e traumatizuar nga pushimet në Greqi, pasi hajnat i vodhën asaj gjësendet deris ishte jashtë në qytet, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Kjo gjë bëri që pushimi i saj të mos kishte një fund të lumtur.

Gigi Hadid, 24 vjeç, zbuloi se nuk ka asnjë interes të kthehej në Mykonos pasi publikoi disa fotografi në Instagram, ku u tha fansave që i kishin vjedhur diçka hajnat gjatë udhëtimit me motrën Bella, 23 vjeç.

Babai i saj, Mohamed Hadid, tha për TMZ se vajza e tij është traumatizuar pasi iu grabitën sendet personale ndërsa ishte në pushime.

Ajo ishte në Itali duke festuar ditëlindjen e motrës së saj më të madhe Alana me motrën Bella dhe miqtë.

Burimet thanë për TMZ se pas një nate në qytet vajzat u kthyen në shtëpinë e tyre ku po qëndronin me qira dhe panë se bizhuteritë, veshmbathjet, çantat dhe syzet e diellit kishin humbur dhe pjesa tjetër e sendeve të tyre u shkatërruan.

Engjëlli i Victoria’s Secret ndau një fotografi të saj në të cilën shfaqej në një pasqyrë dhe zbuloi për fansat vuajtjet që ajo pësoi.

Ajo tha se asnjëherë nuk do të kthehet në atë vend dhe u rekomandon fansave që shpenzojnë paratë e tyre diku tjetër për pushime.


Pasi panë që policia nuk po bënte asgjë rreth këtij rasti, vajzat e ndërprenë pushimin dhe u kthyen me avion privat. /Lajmi.net/