Sport

Ibra: Ja pse në vitin 2011 e refuzova Man Cityn

Zlatan Ibrahimovic ka zbuluar se në vitin 2011 ka refuzuar mundësinë t’i bashkohet Manchester Cityn, duke zgjedhur Milanin.
Aventura e sulmuesit suedez te Barcelona nuk zgjati më shumë se një sezon, duke vendosur të largohet pas raporteve jo të mira me Pep Guardiolan.

37 vjeçari, pas largimit nga Barcelona, ka zbuluar se ka pasur mundësinë t’i bashkohet Manchester Cityt, gjë të cilën e ka refuzuar.

“Kam pasur rastin të shkoj te City kur isha në Barcelonë, por pas atij momenti në Barcelonë, më duhej të gjeja lumturi”, ka deklaruar Ibrahimovic, përcjell ‘lajmi.net’.

“Isha i lumtur në Itali dhe e dija se do të isha i lumtur nëse do të kthehesha dhe nuk e dija nëse do të isha i lumtur nëse do të shkoja te City, sepse ishte diçka më ndryshe”.

“Do të ishte një klub i ri, i cili ishte Milani”.

“Unë e njihja qytetin sepse kalova tre vite te Inter, e njihja vendin, kështu që vendosa për një kartë të sigurt”./Lajmi.net/