Sport

Ibrahimovic nuk dorëzohet

Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Manchester Unitedit, premton se do të luftojnë deri në fund për titullin e kampionit.

Liverpool dhe Manchester United kanë barazuar (0:0) në derbin e xhiros së tetë të Premierligës. Pas këtij j barazimi ekipi i Jose Mourinhos renditet i shtati në tabelë, me 14 pikët të tubuara, pesë më pak sesa lideri i tabelës, Man City.

Pavarësisht kësaj, Zlatan Ibrahimovic premton se Manchester United do të luftojnë deri në fund për titullin e kampionit, përcjell Gazeta Express.

“Sezoni është i gjatë. Shoh shumë ekipe konkurruese që po humbin pikë, dhe në secilën javë, gjëra të ndryshme mund të ndodhin”, ka deklaruar ish- sulmuesi i Barcelonës, Interi, Juves e Milanit.

Është më rëndësi t’i fitojmë ndeshjet dhe të qëndrojmë në garë. Tani, nëse i fiton dy ndeshje me radhë, je ne krye të tabelës. Është një betejë e gjatë dhe ne jemi aty. Jemi duke luftuar dhe stërvitur fort”, ka theksuar ai.