Sport

Ibrahimovic pushton ShBA-në me hat-trick dhe vendos rekord të ri

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të mahnisë Amerikën, pasi në fitoren e Los Angelos Galaxy me ekipin e Sporting KC me rezultatin 7-2, suedezi realizoi një hat-trick.

Ndeshja ishte pa histori, pavarësisht se miqtë shënuan llimisht me anë të Gutierrez në minutën e 24′, por ishte Zlatan që barazoi në të 32′ me penallti. Portieri e priti, por topi iu rikthye në këmbë duke e shtyrë sërish drejt rrjetës.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën nisi furia e vendasve. Corona shënoi në të 48′, Ibra realizoi sërish mjaft bukur brenda zonës, Antuna dhe më pas dy golësh i Lenglet, për të mbyllur gjithçka mendoi Ibrahimovic duke shënuan hat-trick personal. Në fund miqtë shënuan golin e nderit.

Shtatlarti vendosi rekord, pasi me 26 gola në 25 ndeshje për LA Galaxy është golashënuesi më i mirë i një sezoni në historinë e klubit amerikan. /FaktePlus