Sport

Ibrahimovic tregon se është ende i freskët, shënon një super gol

Ylli i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic ka shënuar një nga golat më të bukur në historinë e kampionatit amerikan dhe jo vetëm.

Suedezi me nënshtetësi pranoi një top brenda zonës në minutën e 83-të, për të shënuar më pas në stilin biçikletë, ashtu siç kishte shënuar ndaj Anglisë vite më parë.

Por goli i mbrëmshëm i tij ishte tejet i veçantë për mënyrën se si u realizua, pasi ishte një goditje e përgatitur nga vetë ai.

Goli i tij nuk e ndihmoi La Galaxyn të merrte rezultat pozitiv, pasi u mposhtën 1-2 ndaj New England Revolution.

Tashmë, 37-vjeçari ka shënuar 11 gola në MLS, pesë më pak se top-realizatori i kampionatit Carlos Vela.

Ibra gjithashtu ka ndihmuar ekipin e tij edhe me tre asistime, por goli i tij dje ishte një mrekulli më vete dhe një nga konkurruesit për ta fituar çmimin e ‘Golit më të mir’.