Aktuale

Identifikohet viktima e aksidentit të mbrëmshëm në Celinë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në Celinë të Rahovecit, me ç’rast ka humbur jetën një person.

Në aksidentin e mbrëmshëm në Celinë të Rahovecit, ka mbetur i vdekur një 23-vjeçar me inicialet B.K.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net Lirije Podrimaj- Beqiraj, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Ajo ka thënë se dyshohet se shkaktari kryesor i këtij aksidenti ishte shpejtësia e madhe dhe se policia së bashku me prokurorin e shtetit janë duke u marrë me procedurat e mëtutjeshme hetimore.

“Viktimë në aksidentin e mbrëmshëm është personi B. K, i lindur 1996, shqiptar, shtetas i Kosovës. Dyshohet se shkaktari i aksidentit është shpejtësia e madhe. Me procedura te mëtutjeshme hetimore po merret Policia Rajonale ne Gjakovë ne bashkëpunim me prokurorin e shtetit”, ka deklaruar për lajmi.net, Podrimaj- Beqiraj.

Ndryshe, në aksidentin e mbrëmshëm në Celinë kanë mbetur të lënduar edhe katër persona të tjerë, ku dy prej tyre në gjendje më të rëndë me ç’rast edhe janë duruar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Kujtojmë, se mbrëmë Policia nuk kishte arritur që të bëj identifikimin e viktimës, pasi që siç kanë deklaruar për lajmi.net nga drejtoria e Policisë së Gjakovës, viktima nuk kishte mjete identifikimi me vete. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli