Aktuale

IKAP fillon trajnimet e prokurimit publik në nivel lokal

Që nga sot ka filluar të zhvillohen trajnimet e prokurimit publik në nivel lokal, trajnim ky që organizohet nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike në bashkëpunim më KRPP, USAID dhe AKK.

Në ceremoninë hyrëse të këtij organizimi morën pjesë drejtoresha e përgjithshme e  këtij Instituti Refike Sülçevsi,  Bujar Thaçi drejtor i Administratës së Institutit,  Safet Hoxha, drejtori  i KRPP-së,  Amy Denkenberg nga USAID si dhe Sazan Ibrahimi sekretar AKK.

Sülçevsi theksoi se për   IKAP trajnimet për Prokurim janë ndër trajnimet më të rëndësishme ku dhe  i jipet një rendësi  e veçantë këtyre trajnimeve që nga themelimi i IKAP-it nga viti 2003 sepse këto trajnime janë ndër më të gjatat që organizohen dhe zhvillohen.

“Trajnimet e prokurimit siç e ceka edhe më herët janë trajnimet më të gjata por ne si institut edhe pse kemi mjaft  një buxhet të vogël dhe ende pa një objekt tonin po arrijmë që me punë të palodhshme të organizojmë dhe zhvillojmë aktivitete trajnuese në shtatë fusha që ne i posedojmë. Për nivelin qendror trajnimi i prokurimit ka përfunduar ku kanë marrë pjesë më se 180 pjesëmarrës kurse për nivelin lokal për zhvillimin  e këtyre trajnimeve kemi përkrahje nga USAID, që shfrytëzoj rastin edhe ti falënderohem për përkrahjen e vazhdueshme që po na japin”, thuhet në një komunikatë për media.

Sulcevsi bëri të ditur edhe një kërkesë për USAID-in  ku theksoi se janë mbi 100 kërkesa tjera të reja për zhvillimin e trajnimit të prokurimit e që vijnë nga ndërmarrjet publike nga komunat.

Drejtori i KRPP-së Safet Hoxha bëri të ditur rëndësinë e Prokurimit si dhe theksoi se këto trajnime kanë ardhur nga kërkesa e ligjit që është bërë  për Prokurimin por trajnimet e vazhdueshme janë edhe një parakusht për sukses ne prokurim publik./KosovaPress/