Aktuale

Imami Elvis Naçi me plis në kokë ligjëron në xhaminë e Prishtinës

Imami i njohur nga Tirana, Elvis Naçi, po qëndron sot në Kosovë, respektivisht në Prishtinë, ku po mban një ligjëratë në xhaminë “Pavarësia” në “Kodrën e Trimave”.

Ky imam nga Shqipëria, i cili është i njohur për deklaratat e tij kundër ekstremizmit fetar, para vizitës në Kosovë është shprehur shumë i gëzuar që do të vijë për të ligjëruar në ditën e premtë, që në kalendarin islamik njihet si ditë “e Xhuma”, raporton lajmi.net.

“Me kënaqësi që buron nga thellësia e zemrës ju informoj se kjo xhuma do të ligjëroj në Prishtinë me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, pavarësia e Kosovës ishte shenjë e madhe që Shqiptaria ka filluar të lartësohet” tha Naçi para ardhjes në Prishtinë.

Nga fotografitë e ardhura në redaksinë e lajmi.net, shihet Imami, Elvis Naçi, i cili flet në këtë xhami, mirëpo për dallim nga hoxhallarët e tjerë, ai ka zgjedhur që të ligjërojë me një plis në kokë./Lajmi.net/