Rajon & Botë

Indi: Nga përmbytjet kanë humbur jetën 40 njerëz

Besohet se së paku 40 njerëz kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës që kanë goditur veriun e Indisë, kanë deklaruar sot zyrtarët e këtij shteti.

Më së rëndi është goditur shteti Utarakhand, transmeton Reuters.

Mijëra njerëz janë në rrezik pasi që rrëshqitjet  e tokës kanë bllokuar qindra rrugë ndërsa autoritetet lokale kanë urdhëruar  evakuimin.

Shiu që bie pandërprerë vështirëson punën e ekipeve të shpëtimit ndërsa meteorologët parashikojnë të rëna të reja, transmeton Reuters.