Sport

Infantino president i FIFA-s edhe për një mandat

Avokati 49 vjeçar, Gianni Infantino, është zgjedhur edhe për mandatin e dytë si president i shtëpisë më të madhe të futbollit, FIFA.

Ai e kishte marrë nën udhëheqje këtë institucion gjatë krizës më të madhe, ndërkaq sot u zgjodh pa asnjë kundërkandidat ku pritet të qëndrojë në këtë post deri më 2023.

Infantino e kishte pasur Sepp Baltter-in në vitin 2016, dhe ka marrë vendime të tilla si rritjen e numrit të kombëtareve në Kupën e Botës 2026, si dhe ka propozuar ndryshime të rëndësishme në Kupën e Botës për Klube, sipas BBC-së

Numri një i FIFA-s ishte gjithashtu në krye kur Kosova ishte bërë anëtare e saj tre vjet më parë.