Sport

Iniesta: Guardiola do të ketë sukses te City

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, nuk ka asnjë dyshim se Pep Guardiola do të rezultojë i suksesshëm te Manchester City.

Strategu spanjoll e ka nisur në mënyrën më të mirë punën në Ligën Premier duke i fituar tri ndeshjet e para.

Lojtari që dikur shkëlqeu nën urdhrat e tij (gjatë viteve 2008-2012) pohon se ish-trajneri i Blaugranëve ka aftësi të adaptohet në të çdo ligë.

“Pep di si të përshtatet dhe jam i sigurt se do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në Angli”.

“Ai po ashtu ka marrë në staf njerëz, si Mikel Arteta, të cilët do t’i ndihmojnë në atë proces, të cilët e njohin ligën”, ka deklaruar Iniesta për The Guardian.