Sport

Insigne falënderon De Rossin

Lorenzo Insigne ka falënderuar Danele de Rossin për gjestin që kishte bërë në ndeshjen ndaj Suedisë

Mesfushori Daniele de Rossi kishte refuzuar të luante në ndeshjen ndaj Suedisë dhe kishte kërkuar nga trajneri që ta inkuadronte Lorenzo Insignen.

Ky gjest i De Roosit është vlerësuar nga të gjithë edhe nga vet lojtari, i cili tha se ishte një gjest prej lideri.

“E falënderova De Rossin për gjestin e madhe, që ishte gjest lideri që dëshiron të ndihmojë skuadrën. Do të kisha qenë ”, tha Insigne për Il Mattino.

“Ne merituam një vend në Kupën e Botës, sepse jam i bindur se dhamë gjithçka nga vetja”, vazhdoi ai.

Krejt në fund, Insigne foli për mundësinë që Ancelotti të marr drejtimin e Italisë, ku tha se ai është trajner i madh dhe fitues. /Express/