Aktuale

Inspektorët e Ekologjisë, vendim për mbylljen e Jugohromit?

Inspektorë nga Ministria e Ekologjisë kanë vizituar sot Kombinatin Jugohrom, pas çka kanë konstatuar domosdoshmërinë e mbylljes së tij. Isni Thaçi, inspektor në ministrinë e Ekologjisë ka deklaruar për Alsat se pas inspektimeve që i janë bërë Kombinatit Jugohrom është marrë vendim që ky kombinat të mbyllet.

Megjithatë, sipas tij, procesi i mbylljes do të zgjasë disa ditë, respektivisht deri në shuarjen e furave të ndezura.

Nga ana tjetër Alsat mëson se drejtoria e Jugohromit kërkon zgjatjen e afatit për vendosjen e filtrave edhe për 18 muaj.

Ndryshe, sot në mesditë pritet edhe vendimi qeveritar, pas çka do të dihet saktë nëse Jugohromit do t’i vihet dryni.